Aktualitet

Krim horror në Pogradec, djali vret nënën dhe i pret kokën me thikë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 06/08/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Buçimas të Pogradecit rreth orës 18.10.


Një burrë 44 vjec, Olsi Cekiçi, i dyshuar me probleme mendore i ka prerë kokën mamasë së tij, F.Ç, dhe më pas e ka varur atë në derën e shtëpisë.


Ai ka plagosur me thikë dhe vëllanë e tij që erdhi në nënës, por ka qenë shumë vonë.



Mësohet se djali vuante nga probleme mendore dhe është arrestuar menjëherë nga policia.


Krimi tronditës ka shokuar mbarë opinionin publik. Shkak për ngjarjen kanë qenë debatet e vazhdueshme mes autorit dhe viktimës, nënës së tij.


Burime nga Spitali i Pogradecit, bëjnë me dije se autori i krimit është i kartelizuar, por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë.

Ai njihet edhe për dhunë dhe agresivitet ne familje.

Lexo edhe :  Koronavirusi jashtë kontrollit - MSH: Nga 1 dhjetori, shkollat mësim në klasa dhe online

Skena e krimit ka qenë tejet e rëndë edhe për punonjësit e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë  

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas