Kronika

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 36-vjeçarja hidhet nga pallati





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 02/07/20 |
mapo.al

Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh” në kryeqytet.


Ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë 36-vjeçaren të vetëhidhet nga lartësia. Identiteti i saj nuk bëhet me dije. Policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat raporton se bëhet fjalë për M.Ll.


Njoftimi i Policisë:


Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas