Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet nga policia se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për gazetarin Kastriot Myftaraj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, tha policia