Aktualitet

Ngjarjet e 2 Prillit 1991, Mapo risjell fotot e rralla





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 02/04/20 |
mapo.al

Si sot 29 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Në demonstratën antikomuniste të 29 viteve më parë, mbeten të vrarë katër dëshmorët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.


Lidhur me këtë ngjarje, nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar dhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili shprehet se sot përulemi me nderim para kujtimit të dëshmorëve që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.


“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.


Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!”-shprehet Basha.


Gazeta Mapo risjell disa foto të rralla nga ngjarjet e 2 Prillit.

<
>
1-2 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

 


Etiketa: ,

Pas