Aktualitet

Ngjarjet kriminale, Alibeaj: Strategjia e vetme e qeverisë, “hëngshin kokat”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 28/06/21 |
mapo.al

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shpreh se për dy ngjarjet e rënda në ditët e fundit, nuk mund të fajësohet vetëm policia.






Enkelejd Alibeaj akuzoi qeverinë se gjatë këtyre viteve vetëm ka kriminalizuar institucionet dhe se nuk ka asnjë strategji për të luftuar krimin.


Ai kujtoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili duke komentuar ngjarjet kriminale tha: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.







“E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.



Lexo edhe :  Muzhaqi s'ndalet me gafat, prurja e re e Ramës hutohet në orët e vona të natës

Fatkeqësisht, përveç gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve. Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin. Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë”.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas