Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘Studio e Hapur’ teksa po flitej rreth paralajmërimit të opozitës për ministrin Gjiknuri, deklaroi se korrupsioni në Shqipëri është fenomen dhe mund të cilësohet si korrupsion kryeministror.
Vasili: “Avokat është kthyer politika në lojë shantazhi?”
Ngjela: “Politika rrezikohet nga reforma. Korrupsioni këtu është fenomen, është korrupsion kryeministror. Po të mos jetë kryeministri i korruptuar, s’ka korrupsion. Reforma është fshirës e gjithçkaje. Reformën nuk e duan në të dyja krahët. Defekti i artikulimit politik në Shqipëri ka qenë sëmundje e madhe. Është vështirë të artikulohesh politikisht. Reforma ka vetëm një shpresë, hapja e negociatave. Hapja negociatave do të thotë investime të BE për të sjellë tregun në nivelin e BE-së. Kjo ka lidhje me reformën sepse fakti që investojnë sjellin 3-4 këshilltarë të tyre në vend. Reforma në Drejtësi është e mbyllur politikisht. Të dy ministrat e fundit do të eliminohen”.