Avokati Spartak Ngjela thotë se kryemenisitri Edi Rama është trembur nga Lulzim Basha. Këtë lexim avokati e ka bërë nga intervista e kryeministrit në Top Channel, ku u gjend përballë gazetarëve.
Në një postim në Facebook, Ngjela sqaron se firka e Ramës vjen nga fakti që Basha po rritet si likuidues i Sali Berishës. Madje, avokati shkon më tej, se kjo gjendje mund të na çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
“Rama mbrëmë në bisedim në Top Chanel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha.
Dhe ka të drejtë të jetë i trembur: rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Kjo është ajo që pritet.
Le ta shohim situatën ditë pas dite…”, përfundon Ngjela.