Avokat Spartak Ngjela nuk ka shumë besim tek nismat e mazhorancës dhe opozitës për pastrimin e politikës nga të inkriminuarit.
“Krimi kundër krimit?! Pamundësi absolute. Kjo është logjika e thjeshtë e faktit. Të gjithë institucionet perëndimore dhe e gjithë politika perëndimore akuzon klasën politike shqiptare, në pushtet dhe në opozitë, si të korruptuar…
Një nga arsyet pse nuk bëhet reforma në drejtësi është fakti se ajo penalizon krerët e politikës,” tha Ngjela për gazetën Sot.
Sipas tij, propozimet për test droge tek politikanët janë lojëra banale të Sali Berishës.
“Të gjitha këto janë lojëra banale të Saliut, që për të prishur ligjin, fut nonsense. Shiko çfarë bënte Saliu për të mos lejuar ligjin kundër spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkë me spiunët e shtonte spektrin edhe për prokurorët dhe gjyqtarët, gjithçka me përjashtim të sekretarit të partisë, se sekretar ka qenë vetë ai”.
“Saliu, i trembur, e rrit spektrin e ligjit me nonsense, në mënyrë që ky ligj të mos formulohet dhe të mos hyjë në fuqi”.
O Taku,nuk habitem me te thenat e tua,por me shtypin qe ende merret me ty.Me sa duket nuk e kane kuptuar akoma se kohet e fundit ke rrjedhur fare.