Aktualitet

Ngrica dhe borë / ARRSH paralajmëron qytetarët: Akset ku qarkullimi bëhet me zinxhirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 14/02/21 |
mapo.al

ARRSH informon mbi gjendjen aktuale të akseve nacionale në të gjithë vendin, nisur nga moti i keq dhe reshjet intensive të dëborës.





Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ARRSH bën me dije se aksi Milot-Lezhë është më problematik, pasi mbi të ka rënë borë shoqëruar me erëra shumë të forta, dhe në një pjesë në kryqëzimin e Tales, kalimi realizohet me një korsi.


ARRSH gjithashtu i bën apel të gjithë  drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit rrugor.




Njoftimi i ARRSH-së:


INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE


❄️ Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

⚠️Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Me konkretisht, situata paraqitet:

📌RAJONI  VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

📌RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

📌RAJONI  JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.

Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

⚠️Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas