Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë javë. Ajo ka thënë se, moti ditën e sotme do të jetë me shi në të gjithë vendin, por sipas saj, duke nisur nga nesër do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.
Reshjet e shiut do të jenë të pakta, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave. Si pasojë e uljes së temperaturave dhe motit të lagësht problem do të jetë ngrica në disa akse rrugore.
“Zonat jugore kanë probleme, shpejtësia e erës është e lartë dhe përbën problem për mjetet lundruese. Dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Nga nesër pritet përmirësim, do të ketë reshje të pakta. Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme”, ka thënë ajo për Abc News.