Aktualitet

Ngrihet komisioni hetimor, zëdhënësi i Metës: Presidenti në detyrë deri në 2022














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 07/05/21 |
mapo.al

Pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta, nëpërmjet zëdhënësit, reagoi ashpër duke theksuar se ai do të qëndrojë në detyrë deri në 24 korrik të vitit 2022.






Ai tha se nuk pranon asnjë intimidim nga ajo që e quajti mafia lokale apo nderkombëtare.


Presidenti, Ilir Meta, reagoi ashpër pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, duke e cilësuar Kuvendin si antikushtetues.





Zëdhënësi, Tedi Blushi, tha se institucioni i Presidentit si rrjedhojë nuk do të njohë asnjë akt të dalë prej tij.



“Presidenti shpreh keqardhjen e thellë që Kuvendi një partiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për tu kthyer në shinat e Kushtetutës dhe ligjit. Presidenti i Republikës nuk do të njohë asnjë vendim, apo veprimtari antikushtetuse dhe antiligjore të kuvendit një partiak në detyrë si dhe vendimet e çdo institucioni tjerër kukull të këtij regjimi kleptokratik.


Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar që bie ndesh me vlerat dhe parimet e shoqërisë tonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul. Askush nuk mund të fshihet pas retorikës dhe politikës, kjo është një çështje sovraniteti. Presidenti e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur edhe është shumë i qartë se çfarë do të ndodhë në vijim. Presidenti garanton qytetarët se presidenti Ilir Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë sikundër ka vepruar deri tani të gjitha funksionet e tij kushtetuese deri në datën 24 korrik 2022“.

Lexo edhe :  Tiranë- Përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati, s'ka të lënduar

Blushi tha se Presidenti nuk pranon asnjë intimidim nga ajo që e quajti mafia lokale apo ndërkombëtare.

“Nuk do të telorojë më asnjë lloj intimidim të institucionit të Presidentit të Republikës nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”.

Në një dalje tjetër për mediat këshilltari ligjor i Presidentit iu referua rrëzimeve të dekreteve të tij, duke theksuar se me ndryshimin e 10 ligjeve është cënuar reforma në drejtësi dhe ndarja e pushteteve.

LEXO EDHE: 

Shkarkimi i Metës – Votat pro dhe kundër ngritjes së Komisionit Hetimor

8


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas