Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, i cili do të vijojë deri më datë 25 maj. Të apasionuarit pas filmit shijuan dje parakalimin e yjeve të kinematografisë në tapetin e kuq, ndër të cilët u pikas edhe aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez.
E rikthyer pas një periudhe shkëputjeje nga filmi horror “The Dead Do Not Die”, Selena dukej tejet mahnitëse me veshjen e Louis Vuitton. Edhe supermodelja Alessandra Ambrosio shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të Ralph & Russo. Listës i shtohet padyshim aktorja Eva Longoria, e cila me një fustan të çarë gati deri në bel dukej e mrekullueshme.
Ajo që duhet theksuar për edicionin e këtij viti është se për të parën herë festivali është hapur me një film horror, që është pikërisht “The Dead Do Not Die” .