Aktualitet

Ngritën fermë kanabisi në shtëpi, dy të arrestuar në Krujë dhe Shijak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 07/07/21 |
mapo.al

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Dy persona janë arrestuar në Shijak, I. K., 38 vjeç, banues në Hardhishtë dhe L. K, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, pasi ngritën fermë kanabisi pranë shtëpive.






Njoftimi i Policisë
Në vijim të kontrolleve të pandërprera, gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.

Lexo edhe :  Testi i drogës/ Ja sa policë rezultuan përdorues të lëndëve narkotike






Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.




Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit L. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa.



Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , , ,

Pas