Kryesore

Viti 2017/ Ngritja e pashpjegueshme e PS-së dhe humnera e votave të djathta (TABELA)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 26/09/20 |
mapo.al

Ulja e pazakontë e votave për të djathtën ka ndodhur në të gjithë vendin. Por le të analizojmë më së pari dy qarqe, për të cilat dolën dhe përgjimet e revistës Bild.


Durrësi, është një nga rrethet më të prekura. Mos harrojmë se ky është qarku që në vitin 2005 e majta nuk mori asnjë mandat, përsëriti rezultat pozitiv dhe në vitin 2009 në shtatë me pesë sërish për të djathtën, ndërkohë si koalicion opozita në vitin 2013 mori 69 mijë vota apo dhjetë mijë më pak se e majta që kishte revanshin.


PD së bashku me PR aleaten e saj tradicionale,  në vitin 2013 rezultonte me të paktën 2 mijë vota më shumë se PS. E thënë me qartë ose 63 222 vota mori PD+PR dhe 60 888 vota PS, çka tregon se dhe në momentin më të keq e djathta ka qenë përpara të majtës me vota. Por rezultati do ndryshojë me shifra të frikshme katër vjet më vonë. Në zgjedhjet e vitit 2017, PS e vetme rezultoi me 73 066 vota ndërsa PD e cila kishte dhe PR në listat e saj u rrudh në 43163 vota pra më pak se 20 mijë vota.



Çfarë kish ndodhur? Në dosjen 184 dhe përgjimet e BILD shfaqeshin bandat e narkotrafikut në zonën e Shijakut, teksa koordinonin punën me kreun e Bashkisë Durrës Vangjush Dako.


Duke përfituar nga sistemi, PS mori e vetme në këtë qark 8 mandate kundrejt katër mandateve të opozitës, që kish futur në listat e saj PR dhe PAA. Sipas herësit, me anë të kësaj skeme PS ka përfituar të paktën 3 mandate. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Dibër. Votat e koalicionit të djathtë u reduktuan deri në gati 13 mijë, pasi në zgjedhjet e 2013 koalicioni i djathtë atje mori 34 mijë vota.


Në tabelën përmbledhëse, ne kemi vendosur vetëm votat që ka marrë PD e vetme që janë 30137 vota. Pra vetëm PD si forcë politike, ka humbur në këtë qark rreth 8802 vota. Në përgjimet e Bild në këtë qark, shfaqej e gjithë kupola socialiste e angazhuar për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Në përgjime dilte dhe vetë kryeministri Rama. Këto janë dy qarqe për të cilat deri më tani ka indicie për manipulime votash, por fenomeni me sa duket është shtrirë në tërë vendin.

Pjesëmarrja
Paradoksi qëndron dhe te numri i pjesëmarrësve. Në zgjedhjet e atij viti morën pjesë rreth 110 mijë votues më pak se në vitin 2013, pa llogaritur dhe shtesën prej 180 mijë votuesish që mbushin moshën për të votuar. E megjithatë PS ka një rritje me 51 mijë votash, ndërsa në total PD-së si forcë politike i mungojnë 110 mijë vota, ndërsa si koalicion rreth 200 mijë vota. Në vitin 2013 koalicioni opozitar pa votat e PDIU kish marrë diku te 240 mijë vota. Por në vitin 2017 kjo shifër u reduktua në 456481, ose me gati 190 mijë vota pak.

Në bazë të mesatares kombëtare kjo korrespondon diku me 16 mandate më pak, por për shkak të sistemit dhe formulës u reduktua në 14 mandate më pas se në vitin 2013. Në të kundërt, kampi kundërshtar u rrit me 9 mandate, në një treg votash që duhej të ishte i barabartë për të dyja forcat politike. Ndoshta PS për shkak të elektoratit të saj besnik, nuk do kishte gërryerje votash, por s’kishte pse të kishte as një rritje të tillë, e cila ishte jashtë çdo parashikimi.

LEXO EDHE: 

Modeli i 2017-ës/ “Tërmeti” i djemve problematikë që po kthehet në ligj


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas