Altin Avdyli, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve, ka kërkuar lirinë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por kërkesa e tij është rrëzuar. I njohur edhe me pseudonimin “Nicja”, Avdyli kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave. Altin Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Vol-vo-4”.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjes kërkoi lënie të pandryshuar të masës, me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë që Altin Avdyli kërkon lirimin nga qelia.