Videoja e re e reperes Nicki Minaj ka ngjallur shumë debat për shkak të pamjeve që ofron.
Në videon e animuar shfaqet Minaj me pamjen e një diktatoreje e cila mesa duket është frymëzuar nga filmat nazistë bardhezi për krijimin e videos së këngës së saj të re “Only”.
Shumë prej fansave e kanë kritikuar këtë video pasi ajo sipas tyre simbolizon nazizmin dhe Hitlerin, dhe u risjell në mendje genocidin që nazistët kryen.
Minaj përherë di të godasë me zgjedhjet e saj, por këtë rradhë nuk ka goditur aspak në shenjë!