Nicki Minaj ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë së fundmi. Babai i këngëtares është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet. Robert Maraj, babai i reperes ndërroi jetë të shtunën pasi u përplas nga një automjet në Long Island.
I ndjeri ishte duke ecur në rrugën pranë kryqëzimit të rrugës Roslyn dhe Raff Avenue në Mineola, N.Y., rreth orës 6:15 pasdite të premten kur u godit nga një automjet i drejtuar nga veriu që u largua nga vendi i ngjarjes. Maraj u trannsportua për në spital në gjendje kritike për jetën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte pas aksidentit të rëndë.
Ky lajm është konfirmuar nga një zëdhënës i policisë dhe nga burime pranë Nicki Minaj, por as njëri dhe as tjetri nuk ka dhënë më shumë detaje. Ndërkohë bëhet me dije se personi që përplasi me makinë babain e këngëtares nuk është identifikuar ende nga policia.
Ndërkohë reperja nuk ka bërë asnjë lloj reagimi në rrjete sociale dhe as në media pas ndarjes nga jeta të të atit. Nuk dihet se çfarë raporti ka pasur ajo me të, por Nicki është parë disa herë në fotografi pranë tij vitet e fundit.