Këngëtarja Nicki Minaj gjithmonë ja ka dal të marrë vëmendjen me postimet që ajo bën përsa i përket jetës private. Së fundmi ajo ka nxitur spekulime se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Kenneth Petty, shkruan Us Weekly.
Në rrjetin social Twitter, reperja vendosi që t’u përgjigjej disa pyetjeve të fansave, të cilat ishin kryesisht për përditshmërinë e saj gjatë vetizolimit.
Minaj në njërën nga përgjigjet vendosi në dyshim ndjekësit se brenda dy muajve do të publikojë një fotografi të fëmijës së saj, edhe pse bota nuk është ende gati, për shkak të pandemisë koronavirus. Minaj dhe Petty ishin martuar në tetor në vitit 2019, kurse tre muaj më pas kanë lindur dyshimet se familja e saj po shtohet. Ndërsa, në qershor të po të njëjtit vit, këngëtarja sqaroi se kishte ndaluar së konsumuari alkool, duke bërë që fansat të dyshojnë edhe më shumë rreth shtatzënisë së saj.
View this post on Instagram