Nikolla me ambasadorin e RMV: Vendet tona gati për Tryezën Ndërqeveritare me BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Nikolla u shpreh se Maqedonia e Veriut është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe një partnere e ngushtë në NATO.

Gjithashtu ajo theksoi se të dy vendet janë gati të ulen në tryezën e parë Ndërqeveritare me BE-në.

“Maqedonia e Veriut është një vend fqinj dhe mik i shkëlqyer i Shqipërisë, një partnere e ngushtë në NATO dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Të dy vendet tona janë gati të ulen në Tryezën e parë Ndërqeveritare me BE-në dhe e kemi merituar këtë me arritjen për evropianizimin e vendeve tona dhe kontributin për evropianizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Nikolla.

Ndërsa ambasadori Markovski , uroi kryetaren e Kuvendit zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të zgjeruar e intensifikuar bashkëpunimin midis parlamenteve, qeverive dhe qytetarëve të të dy vendeve.

“Shqipëria i jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, si një vend fqinj dhe mik i qëndrueshëm.

Marrëdhëniet po përparojnë shumë mirë dhe të dy vendet  tona bashkëpunojnë intensivisht si në nivelet dypalëshe, ashtu edhe në ato shumëpalëshe. Bashkëpunimi ka hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe, përmes takimeve të përbashkëta qeveritare”, u shpreh ai.



JU SUGJEROJME

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.