Kandidati i pavarur për Skënderajn, Bekim Jashari ka humbur zgjedhjet përballë rivalit të PDK, Fadil Nura.
Deri tani, Nura kryeson me 55.66 për qind të votave, ndërsa 40.16 për qind të votave ka Bekim Jashari. Diferenca mes dy kandidatëve është e thellë.
Bekim Jashari ka reaguar për herë të parë ku denoncon se blerjen e votave. Sipas tij, me blerje votash iu vodh fitorja dhe e ardhmja e Drenicës.
Ai po ashtu shtom se do të kërkojë drejtësi për manipulimet që janë bërë me vota në këtë komunë.
Postimi i plotë i Jasharit:
Të nderuar qytetarë,
Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.
Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.
Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.
Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.
Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.
Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.
Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.
I juaji çdo herë Bekim Jashari!