Aktualitet

Përgjimi 5/Nipi-Imer Lalës: Fiksi nxori videon, është me lek në dorë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 19/06/19 |
mapo.al

Në përgjimin e pestë të publikuar nga BILD, Imer Lala bisedon me nipin e tij, Elio Lala (0693751007). Ky i fundit është i shqetësuar nga intestigimi i Fiks Fare ku tregohet blerja e votave. Nehati që është përmendur gjatë bisedës, është Nehat Rama, vëllai i kandidatit socialist të Dibrës, Muharem Rama.


Investigimi i Fiks Fare është i datës 12 shtator, 4 ditë para zgjedhjeve, ku është regjistruar me kamera një votues i cili shkon në farmacinë e Nehatit dhe interesohet për shitjen e votës.


Biseda telefonike


Elio Lala: Hë mo xhaxha? A po pushojshe?


Imer Lala: Po.

Elio Lala: Të telefonova sepse doja të të pyesja a ta takoj Admirin, Admir Truken, sepse dje Fiks Fare ka nxjerrë Nehatin kështu, ndërsa sot mund të nxjerrë një video që është me lek nëpër duar.

Imer Lala: Po?

Elio Lala: Edhe sot thash ta pyes, a vepron policia pas vidoes.

Imer Lala: Ku e ke takuar njëherë?

Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.

Imer Lala: Jo more jo, nuk quhet provë ajo.

Elio Lala: Kështu tha edhe ai, mos e rruaj k*****.

Imer Lala: Mirë, hajt.

Elio Lala: Qenke i lodhur…

Imer Lala: Jam i dërrmuar, është duke mu dhimb këtu more Elio, në fund të shpinës në krahun e djathtë, kurrizi…

Elio Lala: A pive ndonjë nga ato, nga ato që ke ti, Avdils.

Imer Lala: Advils?

Elio Lala: Po, piji nja dy.

Imer Lala: Do jepet prap sonte video?

Elio Lala: Mund të jetë edhe video tjetër.

Imer Lala: Nga ishte ky k*rderr?

Elio Lala: Nga Sohodoll. A ishte i infiltruar, a ishte i përgatitur? E ndoqa sot. E kanë marrë ata të Fiks Fare. E ndoqa deri në qoshe, por nuk e kapa.

Imer Lala: Erdhën ata të Fiksit eee?

Elio Lala: Po, kanë ardhur dhe e kanë marrë ata me një Benz të zi.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas