Aktualitet

Nis “Java e Vaksinimit Masiv të Studentëve”, Kushi: Për interesin e përbashkët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 11/10/21 |
mapo.al

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar në rrjetin e saj social “Facebook” një album me foto nga universitete të ndryshme të vendit, ku ka nisur tashmë procesi i vaksinimit masiv të studentëve dhe që do të shtrihet mes datave 11-17 tetor duke synuar vaksinimin e studentëve ende të pavaksinuar në mënyrë që të nisë mbarë viti akademik më datë 18 tetor.






Njëkohësisht, Ministrja Kushi ka përsëritur apelin ndaj të gjithë studentëve që përgjatë kësaj jave të paraqiten në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve të tyre për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet dhe për të ndihmuar vitin e ri akademik.


Postimi i plotë i Ministres Kushi:
👉Në të gjithë vendin ka filluar “Java e Vaksinimit Masiv të Studentëve”, të cilët po i bashkohen çdo ditë e më shumë këtij procesi.
I bëj thirrje edhe një herë të gjithë studentëve të pavaksinuar që përgjatë kësaj jave të paraqiten në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve të tyre, për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet, por edhe për të ndihmuar në fillimin e një viti të mbarë akademik.







#MbroShëndetin🙏
#VaksinatShpëtojnëJetë☀️
#JavaeVaksinimitMasivtëStudentëve💉




<
>
94f93d99-5815-41ab-9568-d4ca0f0c23e7 487b6590-5b97-4e9d-84ec-ac18f51c858f 27318f89-de78-4559-af04-68fd249cac00 78049347-b750-4142-a2c5-2b390fac7d05 a0c50b0d-6b0a-4003-9e3b-a47f9e9a0c67 a2a12ec5-8e06-45cd-be5d-70c14505c755 b35cd5de-b253-4fe8-be51-48d963ec1921 bc6a4b3e-30e6-4124-b482-145089483586 ec541b8e-e4c6-4821-bd17-e30195f4efef f0b61390-0473-484b-8dd8-6815ad14bd04
1




Etiketa: , ,

Pas