Opozita i kërkoi llogari sot në nisje të seancës Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruci, për faktin që këtë japë 3 ministra kanë injoruar komisionet parlamentare, ose duke mos u paraqitur, ose duke i braktisur ato.
Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nuk shkoi në komisionin parlamentar ku ishte thirrur me justifikimin se kishte axhendë të ngarkuar e të paravendosur.
Manastirliu e Shëndetësisë po ashtu nuk respektoi thirrjen e komisionit parlamentar.
Ndërsa Besa Shahini e Arsimit u paraqit, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve, duke e braktisur komisionin. Ajo tha se i donte pyetjet me shkrim, e do përgjigjej me shkrim.