Ka nisur që nga e mërkura pagesa në Rrugën e Kombit, edhe pse ishte lajmëruar se mund të niste në fillim të prillit.
Mjetet që lëvizin në këtë aks do paguajnë nga 2.5 deri në 22.5 euro.
Lajmi vjen në ditën kur drejtuesit kosovarë të mjeteve të rënda kanë protestuar këtë paradite kundër taksës së vendosur për Rrugën e Kombit.
Kjo taksë për makinat me tonazh të rëndë parashikohet rreth 22 euro, tarifë për të cilën ata janë kundër.
“S’po hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.
Rreth 150 kamionë kane hyre bosh pa ngarkesë në Morinë në protestë kundër taksës dhe do të kthehen bosh në Kosovë. Ata janë importues të mallrave të kripës, çimentos dhe ushqimeve.