Sapo ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes së parë të 1/8 të Botërorit, Francë-Argjentinë. Ku pas barazimit 1-1 mes dy gjigantëve të futbollit botëror në pjesën e parë, ka ardhur goli i avantazhit për argjentinasit.
Ka qenë Merkado që ka çuar topin në rrjetë për herë të dytë për argjentinasit, duke gjetur të përgjumur mbrojtjen franceze.
Griezmann shënoi i pari me 11-metërsh për francezët.
Ishte Mbappe ai që fitoi penalltinë pas një sprinti spektakolar nga mesfusha e tij dhe pasi u rrëzua në zonë nga Rojo. Sulmuesi i Atleticos e shndërroi në gol mundësinë e artë dhe kaloi në avantazh “Gjelat”.
Në minutën e 41 barazoi Argjentina. Di Maria shënoi nga distanca me një të majtë që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Lloris.