Ka nisur procesi i votimit për strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Që në nisje të procesit shihet një interesim i madh nga anëtarët e LSI për të zgjedhur anëtarët e rinj të Konventës Kombëtare.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dhjetëra anëtarë të LSI presin në radhë për të votuar përfaqësuesit që do të drejtojnë partinë.
Anëtarësia e LSI brenda dhe jashtë vendit, veç votimit fizik, do të ketë mundësi që të përdorë votimin online përmes aplikacionit të posaçëm “Join LSI”.
LEXO EDHE:
Përparim Spahiu: Sot, LSI zgjedh grupin drejtues të fitores së madhe të 25 prillit