Kryesore

Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit, Rama: Gati për 3 muaj (VIDEO)









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 22/01/21 |
mapo.al

Është hapur kantieri i Spitalit të ri Rajonal të Fierit.



Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndoqën nga afër nisjen e punimeve.


Për ndërtimin e spitalit të Fierit do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1200 forca pune.




Nisur nga protestat e pronarëve të tokës, të cilët u shpronësuan për interes publik nga qeveria, Rama kërkoi nga kompania e ndërtimit që atyre t’u ofrohet punë në kantier.



“T’u ofrohet punë si roje apo teknik pronarëve të tokave“, tha Rama.


Sipas premtimit të presidentit turk, Erdogan, Spitali Rajonal i Fierit duhet të përfundojë brenda 3 muajve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas