Aktualitet

Tre ditë punime, nis Kongresi i PS – zbulohet agjenda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 28/02/20 |
mapo.al

Ditën e sotme do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, i cili do të vijojë deri në datën 1 mars. Kongresi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ku i pranishëm pritet të jetë dhe Kryeministri Edi Rama. Zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i 3 ditëve për socialistët në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.


Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe agjenda e partisë deri në vitin 2020.



Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.


Të shtunën, që është edhe dita më e rëndësishme e punimeve, diskutimet do të përqendrohen në politikat kryesore qeverisëse, si rindërtimi pas tërmetit të 26-nëntorit, drejtësia, sundimi i ligjit, pakti për universitetin apo integrimi në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, në ambientet e Pallatit të Kongreseve është filmuar edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Axhenda e kongresit të PS-së

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore

Drejtësia dhe sundimi i ligjit

Energjia dhe Infrastruktura

Shqipëria që duam dhe turizmi

E drejta e pronës, mbrojtja e territorit

Integrimi Evropian dhe Rajonal


Etiketa:

Pas