Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, jeton prej kohësh në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tyre Bojken. Herë pas here ai ndan me ndjekësit në rrjete sociale momente pranë familjes. Së fundmi ka bërë me dije se momentalisht po pushon në Dubai. Në fotografitë e postuara në “Insta Story”, Loriku duket se po e shijon këtë periudhë.Madje, në një postim hasemi edhe me një Lorik shakator.
Ai ka fotografuar bashkëshorten, Monikën, e cila e ulur pranë tij qëndron në “Instragram” me telefon në dorë. “Shka po thotë “Instagrami” oj gru?”- ka shkruar ai përmbi fotos ku bie në sy peisazhi i mahnitshëm i plazhit. Ndërsa në dy fotot e tjera ish-kapiteni i Kombëtares shihet me të birin pranë akuariumit gjigant Atlantis, teksa Bojken drejton gishtin nga peshqit.