Aktualitet

Nis seanca për fletën e votimit të 25 prillit, KQZ tërhiqet për vendim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 04/04/21 |
mapo.al

Kolegji Zgjedhor është tërhequr për vendim për fletën e votimit të 25 prillit duke shqyrtuar padinë e PD ndaj KAS.





Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nga pala paditëse ka thënë se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.


 





PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.



Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe mund  të krijojë konfuzion në fletën e votimit.


‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’– tha Kaso.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas