Aktualitet

Nis shembja e konvikteve tek Universiteti Bujqësor





               Publikuar në : 11:46 - 13/12/19 |
mapo.al

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po shemb 10 godina të konviktit të Universitetit Bujqësor në Kamëz.


Prej orës 6 të mëngjesit ka mbërritur inspektoriati dhe po shemb godinat pasi janë shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.




Paralelisht vijon shembja e tre godinave në Qytetin Studenti, ku banonin familjarë. Ato pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa familjarët janë strehuar në banesa të tjera nga Bashkia e Tiranës përmes bonusit të qirasë për një vit.


Etiketa: ,

Pas