Nis puna për shtrimin e fushës në stadiumin “Arena Kombëtare”. Vendosja ka filluar dhe pas katër ditësh pritet të përfundojë i gjithë procesi. Mësohet se fusha do të jetë gati pas një harku kohor prej 30 ditësh.
Ndërkohë në stadium thuajse ka përfunduar edhe vendosja e ulëseve dhe pamja është më e plotë. Stadiumi po bëhet gati për inaugurimin në muajin nëntor në ndeshjen e kombëtares kundër Francës, për kualifikueset e Euro 2020.