Kryesore

Vaksinimi, Rama: Pse s’e tregoj shtetin që na i dha, BE mendoi vetëm për veten








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 11/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga stadiumi “Air Albania”, me rastin e nisjes së vaksinimit anti-Covid.



Rama ka thënë se ndihet i lehtësuar që ky proces po nis para afatit të përcaktuar, ndërkohë që ka bërë me dije që dozat e para nuk janë siguruar nga Greqia ashtu siç është thënë, por nga një shtet tjetër i BE.


Kreu i qeverisë nuk preferoi të përmendë emrin e shtetit bujar, por hodhi sërish akuza në drejtim të BE se “rendi pas parimit secili për veten, zoti për të gjithë”.



“Është një ditë e veçantë sepse nisim jetësimin e fushatës Shqipëria buzëqesh me vaksinimin anticovid. Jam me ministren e Shëndetësisë që do të bëjë një panoramë të strategjisë dhe planit të vaksinimit. Dua të nënvizoj se ndihem vërtetë i lehtësuar për faktin që kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer siç e kam bërë publike me 1 janar, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam bërë me dije janë kyçe në këtë proces të çuditshmë, ku strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE për t’u investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende një drejtim i papërcaktuar në kohë.



Pavarësisht angazhimit me COVAX, nëse do të qëndronim në pritje të tij, do ishim ende duke pritur dhe nuk dihet ende sot se sa do të zgjaste pritja. Për këtë arsye jemi angazhuar me kanale të tjera. Kemi kontaktuar drejtpërdrejt në New York më Pfizer me vështirësi. Kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me 4 vende, vaksinimi që nisim sot është rezultat i një marrëdhënie me një vend të BE, që nuk ia autorizuar ta bëj me dije se cili është, kjo për shkak të kërkesës së tyre. Meqë është thënë gabimisht që është Greqia, jo nuk është“, u shpreh Rama.


“Vendi që na ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet”, vijoi kryeministri. “Si tua shpjegoj këtë unë. Sigurisht që në një ditë të caktuar, shpresoj që unë ta them dhe ta falënderoj atë vend para gjithë shqiptarëve. Por ka kërkuar konfidencialitet. Këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Edhe tre vendet e tjera me të cilat jemi afër kanë kërkuar konfidencialitet. Pse? Për një arsye të thjeshte.

Nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron që 10 vende të tjera ti thonë bëjë dhe për ne. E bënë për Shqipërinë. Pse e bënë për Shqipërinë? Nuk më takon mua ta them, por një nga arsyet është se “ keni Edi Ramën kryeministër””, theksoi kryeministri.

Lexo edhe :  Koronavirusi, Komiteti i Ekspertëve analizon situatën: Masat lihen në fuqi

“Qëllimi ynë është që të rrisim kapacitetin vaksinues duke rritur prurjet e vaksinës Fajzer dhe me shpresë duke hapur edhe rrugën për AstraZeneca. Ky është një funksion krejt normal dhe këtë nuk e bëjmë vetëm ne, por e bëjnë të gjitha vendet. Nëse do të shikoni si BE e ka konceptuar këtë proces, në momentin që ka vendosur të mendojë vetëm për veten e vet, është lënë në diskrecionin e vendeve anëtarë që të ndërtojnë në rrugë bilaterale me vendet jo anëtare procese ndërveprimi për vaksinën”, u shpreh Rama.

Rama po ashtu bëri të ditur se çmimi i vaksinës Fajzer nuk ndryshon dhe është i njëjtë për të gjitha vendet.

“Në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer nuk ka negociata për çmimin. Çmimi është i njëjtë për të gjithë. Ka kanale ku veprohet me këmbim. Pra një vend ka nevojë që të garantojë më shumë doza në x kohë dhe një vend tjetër i krijon mundësi që këto doza ti garantojë me shkëmbim. Pra në momentin që vendi i parë merr këto doza dhe i kthen në një kohë të caktuar kur ma më shumë. Por nuk ka lëvizje të çmimit.

Ky është një fakt i zhdërvjelltësisë dhe i efektshmerisë tonë diplomatike dhe i aftësisë tonë për të bërë atë që duam duke shfrytëzuar kapacitet tona diplomatike, aftësinë tonë për të influencuar dhe respektin që kemi krijuar në këto vite tek partnerët tanë. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretenden për vendin e parë”, tha Rama.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas