Rita Ora ka filluar turneun e saj “Phoenix” edhe në Evropë dhe shteti i parë ku ka performuar ka qenë Norvegjia, konkretisht në kryeqytetin e tij, në Oslo. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë shumë momente nga ky koncert me ndjekësit e saj në “Insta Story”. Në një ndër to u pikas bërja me duar të simbolit të shqiponjës.
Duke treguar edhe njëherë se ajo krenohet me rrënjët e saj, Rita ka nderuar në këtë mënyrë fansat shqiptarë, duke patur parasysh se në Norvegji jeton në një numër i madh bashkatdhetarësh.