Kryesore

Nis vaksinimi i policëve në “Air Albania” – Rama ndjek procesin nga afër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 03/04/21 |
mapo.al

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi i policëve me vaksinën kineze anti-COVID. Procesi nisi fillimisht në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, dhe efektivët do të marrin vaksinën “Sinovac”.





Kryeministri Edi Rama ndoqi vetë nga afër vaksinimin e uniformave blu.


Lajmin se do të vaksinohen edhe efektivët e bëri ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në qendrat e vaksinimit në Berat.




Sot pritet të vaksinohen rreth 500 efektivë nga të gjitha repartet e forcave; Antiterrori, FSHN, RENEA , Garda. Vaksinimi i efektivëve do të vazhdojë deri të enjten.


Pas Tiranës vaksinimi do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, duke përjashtuar Beratin, ku ka përfunduar vaksinimi tek efektivët.


Policët kanë qenë në vijën e parë të COVID-19, pas bluzave të bardha.

Lexo edhe :  I gatshëm për bashkëpunim me Bashën, Rama: Thjesht të ndahet nga Meta e Berisha

***

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 28 punonjës policie, si pasojë e Covid-19, ndërsa janë infektuar më shumë se 2 mijë të tjerë.

Ditën e djeshme në vendin tonë ka nisur dhe vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00 në sheshin “Skënderbej”.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur katër vaksina kundër Covid-19. Fillimisht ka ardhur vaksina “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik” si dhe vaksina kineze “Coronavac”. Në vendin tonë deri më tani janë kryer 172.486 vaksinimeve.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas