Aktualitet

Nis vaksinimi në Elbasan, 158 mjekë dhe infermierë marrin dozën e parë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 20/02/21 |
mapo.al

Ka nisur këtë të shtunë procesi i vaksinimit anti-Covid edhe në qytetin e Elbasanit, ku 158 mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë të vaksinë.



Në një prononcim për mediat ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se “pavioni Covid është gati dhe po ofron shërbime“, duke shtuar se “kemi një skenar në rast të rritjes së rasteve“.


Sa i takon mungesës së mjekëve infeksionistë dhe pneumologë, Manastirliu tha se po plotësohen boshllëqet e politikës së mbrapshtë, duke shtuar se janë gati 1700 specializantë.




“Sot kemi filluar me stafin mjekë infermierë të shërbimeve që konsiderohen më të ekspozuarat dhe konsiderohen shërbimet direkte, siç janë urgjencat, reanimacioni, dhe më pas të shtrihemi në të gjithë personelin e Spitalit të Elbasanit, dhe gjithashtu në stafin mjekësor të spitaleve të tjera, të Librazhdit, Përrenjasit, Gramshit. Gjatë muajit shkurt dhe mars ne do të përfundojmë të gjithë vaksinimin e stafit mjekësor, infermierë dhe mjekë.



Sot kemi edhe një lajm shumë të mirë. Kemi filluar punimet për ndërtimin e pediatrisë së re në Elbasan, rehabilitimin. Jam shumë e kënaqur që në Elbasan shtohen investimet. Nga një godinë e rrënuar urgjenca dhe patologjia ofron një shërbim dinjitoz për të gjithë qarkun. Standardet e kujdesit tonë shëndetësor janë të njëjta qoftë në fshat apo qytet. Ne do të vijojmë vaksinimin me grupet prioritare, që janë më të ekspozuar ndaj rasteve me Covid dhe post-Covid. Mbrojtja 100 për qind do të realizohet përmes vaksinimit. Ka disa elementë. Janë materialet e mbrojtjes personale që nuk kanë munguar përgjatë këtij viti”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Berat - Alizoti në familjen e varfër: Qeveria investon 3 mln euro për parking

E pyetur mbi mungesën e mjekëve infeksionistë dhe pneumologë në Elbasan, Manastirliu u shpreh:

“Jemi duke plotësuar të gjitha boshllëqet e krijuar për shkak të politikës së gabuar, një politikë e mbrapshtë që i ka kushtuar vendit shumë se për 4 vite nuk dolën mjekë specialistë. Ne prej disa vitesh kemi hapur kuotat e specializimit. Kemi më shumë se 1700 specialziantë.

“Jemi gati edhe në Spitalin e Elbasanit, Pavioni COVID është gati dhe po ofron shërbime për të dyshuarit dhe post-covid. Ne kemi një skenar që parashikon se në rast fluksi të hapen pavijonet, por duhet të kuptojmë që për gjatë kësaj kohe pavijonet kanë qenë të hapur dhe qytetarët i kanë marrë shërbimet”, tha Manastirliu.

15


Etiketa: , , , ,

Pas