fbpx

Teknologji

Niset drejt Hënës mini-anija kozmike





               Publikuar në : 11:55 - 19/02/19 |
mapo.al

Më 22 shkurt, një anije kozmike izraelite, me gjatësi 1.5 metra dhe gjerësi 2 metra, do të niset nga Cape Canaveral (SHBA).


Sipas parashikimeve kjo anije kozmike duhet të mbërrijë në Hënë më 11 prill, pas një udhëtimi prej 6.5 milion kilometrash.



Qëllimi i anijes kozmike “Bereshit” është të hetojë fushat magnetike hënore.


“Gjatë fluturimit dhe pas uljes, kontaktet me anijen do të mbahen nga një qendër komunikimi e ngritur në Yehud, pranë Tel Avivit”, theksuan autoritetet në një konferencë shtypi në Teal Aviv.

Momentet më kritike të misionit do të jenë tranzicioni nga orbita e Tokës në atë të Hënës dhe ulja në Hënë, e pakryer kurrë deri më tani nga një anije me përpasa kaq të vogla.

Projekti “Bereshit” ka lindur sipas një iniciative private në vitin 2015 dhe është financuar nga biznesmenë izraelitë.


Etiketa: , , ,

Pas