Aktualitet

Niset për në Gjykatën e Hagës, Haradinaj: I palëkundur!






               Publikuar në : 12:48 - 23/07/19 |
mapo.al

Ramush Haradinaj është nisur drejt Holandës për t’u pyetur nga Dhomat e Posaçme në Hagë për luftën në Kosovë. Ai ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” , ku e cilëson veten të palëkundur. Në të thekson për të disatën herë se Kosova do të dialogojë me Serbinë vetëm kur të arrihet një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke të kufijve ekzistuese.


“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.

Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbroj gjithmonë!”-ka shkruar Ramush Haradinaj.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas