Aktualitet

Nishani akuzon sërish: Zgjedhjet në PD u manipuluan, Basha ka më pak se 30%














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 15/06/21 |
mapo.al

Ish-presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste në emisionin “Raw Politics” të drejtuar nga Erla Mëhilli, tha se gara brenda PD është zhvilluar jashtë çdo rregulli të një gare normale.






Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se “gara ka qenë e pabarabartë” dhe solli si shembull faktin se “gazeta RD, organi politik i PD nuk ka përcjell asnjë mesazh të sfidantëve të z. Basha”.


“Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai.







Në Këshillin Kombëtar, tha Nishani, nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi tha ai për përbërjen e Komisionit Zgjedhor brenda PD është marrë në mungesë të kuorumit.



“E gjithë infrastruktura e partisë njerëzore dhe financiar ishte në dispozicion të z. Basha. Kreu i degës së PD në Kavajë refuzonte që të organizonte takime për kandidatët e tjerë. Anëtarësia pengohej për takimet. Në numër të madh rastesh nuk viheshin në dispozicion zyrat”, tha Nishani.



Ish-presidenti foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është ashiqare që ka pasur manipulim.

“Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin, z. Basha ka marrë 70% të votave. Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë”, tha ai.

Lexo edhe :  "16 mijë të vdekur"/ COVID përplas Ramën dhe Bashën në Kuvend - Replikat

Sipas tij, “Basha nuk ka legjitimitet dhe as moral për të përmbushur detyrën që kërkon sot PD”, duke shtuar se “PD sot është në një dramë të madhe dhe kërkon evolucion”. Sipas Nishanit edhe pse thuhet se Basha ka marrë 81% të votave, mbështetja për të ka qenë në nivel të ulët pasi ka marrë votat e vetëm 28-29% të anëtarësisë.

“Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë. Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të z.Basha. Sot ka marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”, përfundoi Nishani.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas