Aktualitet

Nishani: Basha shkatërroi PD-në, me të opozita nuk i fiton zgjedhjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 17/09/21 |
mapo.al

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një intervistë në Syri Tv foli për zhvillimet në PD.






Nishani thekson se Basha ka shkatërruar PD-në, duke shtuar se opozita nuk mund të fitojë dot zgjedhjet me lidershipin e tij.


Basha ka shkatërruar PD-në. PD duhet që të ringrihet. PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e Bashës. Zoti Basha e ka konsumuar kohën e tij. Me lidershipin e Bashës, PD nuk mund të jetë forcë fituese. Basha është pengesa kryesore për nisjen e procesit të transformimit të Partisë Demokratike. Tezat që lundrojnë në PD janë teza të errësirës. PD, për shkak të vendimeve që ka marrë Basha, ka dalë më e dobët se ç’ishte dy vjet më parë.







Fakti se PD është më e dobët pas 25 prillit, tregon shumë për lidershipin e Lulzim Bashës. Partia Demokratike sot është partia që ka mbi 680 mijë qytetarë me vete dhe lidershipi i saj mund të ndryshojë e nuk ka asgjë këtu. PD është ngriur mbi parime të të drejtave të njeriut dhe nëse këto vlera cënohen, atëherë duhet ndryshim. Penalizimi politik i Bashës është çlirim për PD-në”, deklaroi Nishani.

Lexo edhe :  Nishani: Nëse ka fakte kundër Berishës, jam i pari që do distancohem


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas