Aktualitet

Nishani: Basha t’i bëjë aktin e fundit të mirë PD-së, të largohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 16/05/21 |
mapo.al

Bujar Nishani i ka kërkuar Lulzim Bashës të dorëhiqet nga posti i kryetarit të PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar






Nishani ka deklaruar se për të shpresuar në fitore, duhet dorëheqje e kryetarit dhe sipas tij Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së.


Më tej Nishani thotë se duhet reformim në PD, teksa ka deklaruar se pranoi të bëhet pjesë e Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve pasi besonte në parime.





Ai ka thumbuar Bashën duke thënë se shqiptarët nuk të votojnë kur nuk respekton as ‘kushtetutën’ e PD.



“Z .Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së. Të largohet. Vetëm duke u larguar kryetari mund të krijohet shpresa se ne mund të fitojmë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve.”-ka thënë Nishani.

Lexo edhe :  Basha në Këshillin Kombëtar: Na pret një sfidë e madhe, PD mbështet ndryshimin


LEXO EDHE: 

Nishani në Këshillin Kombëtar: PD në dëshpërim, s’fitoi përballë gangsterëve

 

23


Etiketa: ,

Pas