Aktualitet

Nishani: Bashkëqeverisje Rama-Basha? Do të ishte tradhti kombëtare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 06/05/21 |
mapo.al

Grupimi “Për PD-në” kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku edhe një herë kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike.






Sipas tyre dorëheqja e Bashës, është nisja e ri-ngritjes së Partisë Demokratike. Ish-presidenti Bujar Nishani tha se reformimi i PD është domosdoshmëri. Edit’h Harxhi është shprehur se PD pas humbjes në zgjedhje i duhet një riformim i menjëhershëm.


Harxhi:Dorëheqja duhet të jetë e menjëhershme dhe e parevokushme më pas do diskutojmë se si do bëhet gara. Nuk po flasim më për largimin apo një kandidati të ri në Parti. Na duhet një riformim. Nuk ka rëndësi vullneti por fryma dhe modeli që i duhet PD”.







Nishani: Është ngritja e një imazhi tjetër i PD. Institucionalizmi. Do na bashkohen qindra e mijëra të tjerë. Rasti i statutit të PD është të mos u shërbejë aksioneve. Është statut që është bërë për pamundësi institucionale. Kryetari i Këshillit Kombëtar duhet të marrë leje nga kryetari aktual për të thirrur Këshillin. Janë instrumente dhe mekanizma. Më e para është marrja e përgjegjësisë politike nga ajo që ka dështuar. Ne synojmë, përfshirje, liri dhe aksion.





Ish-kreu i shtetit foli edhe për ftesat e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës dhe aludimet në media për një bashkëqeverisje të mundshme. Nishanit tha se kjo do të ishte asgjësim përfundimtar për PD dhe tradhti kombëtare.

“Kanë qarkulluar disa lajme. Nëse ka tentativë të tillë është ajo që do realizonte drojën më të madhe që ka ekzistuar. Tentativa për ta kthyer PD një aneks të Edi Ramës. Do ishte asgjësimin përfundimtar. Edhe nëse ndodh kjo tradhti e madhe. Të dobishëm për projektin për asgjësimin e alternativës qeverisëse. Nëse është e vërtetë, është një thikë pas shpine”, u shpreh Nishani.

Grupimi “Për PD” përbëhet nga figura të larta në PD si, Bujar Nishani, Arben Imami, Edit’h Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati dhe Bislim Ahmetaj.

LEXO EDHE: 

Imami: Kemi informacione për negociata të fshehta Rama-Basha

 

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas