Aktualitet

Nishani: Do t’i bashkohem takimit të Berishës, do jem me demokratët e ndershëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin që ish-kryeministri Berisha pritet të mbajë pasditen e sotme në hotel “Rogner” me demokratët e bazës së kryeqytetit.






Përmes një postimi në rrjete sociale, Nishani shprehet se do të bashkohet me demokratët e ndershëm dhe të vërtetë, në takimin e orës 18:00, me qëllim dhënien fund të një PD-je që sipas tij është peng e një regjimi të korruptuar majtist.


“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist!”, shkruan Nishani në Facebook.







Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha pritet të nisë sot nga Tirana turin e asaj që ai e quan “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”, me qëllim rikthimin e sovranitetit në PD.

Lexo edhe :  Berisha ul tonet: Nuk dua që PD të ndahet, s'kam qëllim primar të jem kryetar


Sipas Berisha, vendimi i Bashës për përjashtimin e tij pa respektuar statutin e partisë është një tregues i kapjes së PD-së dhe lëvizja e tij lidhet me rikthimin e sovranitetit në Partinë Demokratike.



LEXO EDHE: 

Mesazhi i Berishës: Sot nisim foltoren për një PD më të fortë dhe më të hapur

45


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas