Aktualitet

Nishani: Nëse ankimimet e PD ndryshojnë rezultatin, do t’i kërkoj falje Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 14/05/21 |
mapo.al

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka deklaruar se ai vetë do të largohet nga politika nëse pas ankesave që ka depozituar Partia Demokratike në KAS, do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve.






I ftuar në “Dekalog”, Nishani tha se nëse ndodh kjo gjë, ai vetë do t’i kërkojë falje kryedemokratit Lulzim Basha dhe do të tërhiqet nga politika.


 





“Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik.



Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më,”- tha Nishani ndër të tjera.

Lexo edhe :  Kadilli videomesazh për demokratët: Të ofrojmë një projekt të ri politik për PD


6


Etiketa: , , , , ,

Pas