Nishani: Nëse ka fakte kundër Berishës, jam i pari që do distancohem

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi në “ABC Live” se do të vazhdojë të mbështesë ish-kryeministrin Sali Berisha për sa kohë për shpalljen e tij non-grata nga SHBA nuk ka asnjë provë, në të kundërt do të jetë i pari që do të distancohet prej tij. Megjithatë Nishani shprehu bindjen se nuk ka asnjë provë që e implikon Berishën në çështje korrupsioni duke folur edhe për kohën kur kanë punuar bashkë në PD

Demokratët dhe shqiptarët kanë tetë vite që e kanë parë skenarin e Lulzim Bashës. Është i njohur. Skenari i Lulzim Bashës nuk përbën asnjë risi dhe nuk presim të kemi surpriza. Unë kam besim te interesi i shumicës dërrmuese të demokratëve.



Basha mund të jetë komod në opozitë. Por janë 620 mijë njerëz që votuan Partinë Demokratike. Nëse do të ketë një provë do jem i pari që do distancohem nga zoti Berisha. Unë kam qenë pranë tij dhe nuk kam parë asnjë provë. Ambasadorja tha dje që ajo përfaqëson interesat e shtetit të saj”, tha Nishani.

Ai shtoi se çdo njeri pranë Bashës sot është i bindur që ai nuk mund ta udhëheqë PD-në drejt fitores duke theksuar se selia blu sot ka dy rrugë.

“Çdo njeri sot pranë zotit Basha, në koshiencën e tyre janë të bindur që Basha nuk mund ta udhëheqë Partinë Demokratike në fitore. Nuk ka nevojë për vite sepse PD nuk ka nevojë të rithemelohet, ka nevojë të ringrihet sepse e ka strukturën. Ka eksperiencat pozitive dhe negative. Ka kapacitetin për t’u orientuar me sfidat e reja.

Në momentin kur kjo bëhet në hapa konkretë, koha është e mjaftueshme për të pasur brenda një periudhë një-vjeçare në PD. Nëse nuk nis do degradohet akoma më tej. PD ka dy alternativa ose të degradohet ose të ringrihet, Ne kemi nevojë për këtë ndryshim që duhet të ndodhë së pari në Partinë Demokratike. Pa pasur mekanizma të sinqertë, është e pamundur të kalojmë në stad tjetër”, u shpreh ai.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252