Aktualitet

Nishani: Rama shtet monist, përplasja me Metën thelloi krizën politike





               Publikuar në : 12:34 - 15/01/20 |
mapo.al

Përplasjet qeveri-presidencë kanë ndikuar në thellimin e krizës politike në vend.


Ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, e quan model të mazhorancës dhunën mbi institucione, duke krijuar sipas tij shtetin monist.



Në këtë pikë ai e quan domosdoshmëri lëvizjen popullore, ku qytetarët të marrin përgjegjësitë e tyre.


Bujar Nishani: Përtej përplasjeve dhe përballjeve të institucioneve është koha dhe momenti ku shoqëria shqiptare dhe qytetarët shqiptarë duhet të marrin përsëipër përgjegjësitë e tyre më të mëdha dhe të kthehet në një lëvizje mbarëshoqërore dhe mbarëpopullore.

Mazhorancën e akuzon për asgjesim të sistemit të drejtësisë.

Bujar Nishani: Qytetarët e kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për zvarritjen e krijimit të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, bëhet fjalë për një strategji dhe një platformë për ta asgjesuar totalisht pushtetin gjyqësor.

Skeptik dhe me akuza, ish-kreu i shtetit flet për SPAK dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Opozitën nuk e sheh më të dobët tani që ka humbur të gjitha pushtetet, por Bujar Nishani thotë se situata është futur në krizë të thellë pasi janë eleminuar instrumentat për dialog.

Megjithatë ulja në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore është sinjali i parë i ndryshimit të kursit politik mes palëve.


Etiketa:

Pas