Aktualitet

Nishani thirrje Bashës: Dil publikisht dhe fol për Berishën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 07/09/21 |
mapo.al

Ish-Presideti i Republikës Bujar Nishani, në një intervistë për News24, shprehet se hyrja e Sali Berishës në Parlament, “nuk do të ndikojë marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 






“SHBA s’mund të dënojë PD-në për një individ. SHBA nuk i kthen raportet me një individi në dënime masive”, shprehet ish-kreu i shtetit.


Nishani hedh akuza mbi Bashën dhe Ramën kur thotë se “interesi i tyre është të mbajnë si çështje të ditës, debatin që është krijuar për Sali Berishën”.







Ish-zyrtari i lartë i PD, i kërkon Bashës të jetë transparent me çështjen e Sali Berishës dhe për këtë i kërkon “të flasë publikisht“.



“Lulzim Basha nuk ka bërë transparencë për çështje madhore. Mungesë transparence nga Basha për çështjen “Berisha”. Basha duhet të dalë dhe të flasë publikisht për këtë çështje”, tha Nishani.

Lexo edhe :  Berisha ul tonet: Nuk dua që PD të ndahet, s'kam qëllim primar të jem kryetar


Kritiku i Lulzim Bashës, komenton edhe ekipin e ri të kreut të PD, duke deklaruar se kjo parti nuk ka reflektuar pas 8 viteve në opozitë.

“Kam kërkuar që Basha të marrë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve. Dua që PD të jetë ndryshe nga tetë vitet e shkuara. PD nuk ka asnjë reflektim pas tetë viteve qëndrimi në opozitë“, vijoi Nishani.

LEXO EDHE: 

Roland Bejko: Basha ose të përjashtojë Berishën, ose të dorëhiqet

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas