Nisin negociatat mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mbrëmjen e sotme gjashtë përfaqësues të dy forcave kryesore politike në Shqipëri janë takuar.
Burime nga të dyja partitë kanë bërë të ditur se, tre përfaqësues të PS-së, Valentina Leskaj, Ben Blushi dhe Taulant Balla kanë takuar tre përfaqësues të demokratëve.
Nga PD-ja janë Majlinda Bregu dhe Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Burimet kanë bërë të ditur se takimi është organizuar me ndërmjetësinë e dy ambasadave të huaja në Tiranë, asaj Rumune dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rreth orës 21:301 minuta ka përfunduar takimi mes PS dhe PD, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Duke folur për median, deputeti socialist Taulant Balla tha se gjatë takimit është folur për situatën politike në vend.
“Folëm për situatën politike në vend, folëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA”, ka thënë socialisti Balla.
Pas publikimit të lajmit, përfaqësues nga Partia Demokratike, zyrtarisht mohojnë që të kenë nisur negociatat me Partinë Socialiste.
Në një komunikim me median, Aldo Bumçi ka thënë se, nuk po zhvillohen negociata.
“Nuk po zhvillojmë asnjë negociatë me PS por jemi të ftuar në një darkë zyrtare me disa zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit’, ka thënë Bumçi.
Prej kah jane keto 2 PARTI?! Mos kjoshin ma mire. Me bashkue shqiptaret dy diplomatë te huaj. Turp, gjynah me kene shqiptarë që falin gjakun me ndermjetes shqiptarë, jo ma paknaqesite politike te dy palëve.
Kerma shqiptare sidomos ai i Mesit.