Aktualitet

Nisin punimet për trafikndarësen në Tiranë-Elbasan, ARRSH: Ç’ndodh me trafikun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 14/07/21 |
mapo.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ditën e nesërme në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni. Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas. Ndërkaq, ARRSH thekson se janë marrë masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.






Njoftimi i plotë i ARRSH
Njoftim për median dhe opinionin publik


Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey).







Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).



Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.



Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas