Aktualitet

Nisja e fushatës së 25 prillit- Mesazhi i OSBE për partitë: Respektoni ligjin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 25/03/21 |
mapo.al

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri, ndërsa prezenca e OSBE në Shqipëri u kërkon partive politike dhe institucioneve që të respektojnë ligjin.






Një nga kërkesat e OSBE-së është që të mos përdoret administrata dhe burimet e saj në fushatën elektorale.


 







Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.




Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë në nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR” thuhet në deklaratë.



1


Etiketa: , , ,

Pas